Thursday, March 31, 2011

The Holy Shit

Every day we commit a sacrilegious gesture of death. Friedensreich Hundertwasser , 10 Mar 2011


Friedensreich Hundertwasser designed
this public toilet for the town Kawakawa, New Zealand
Photo by Daniel Pietzsch via flickr
A
person should be buried only half a meter, or two feet, below the surface. Then a tree should be planted there. He should be buried in a coffin that decays so that when you plant a tree on top the tree will take something out of his substance and change it into tree-substance. When you visit the grave you don’t visit a dead man, you visit a living being who was just transformed into a tree. You say, “This is my grandfather, the tree is growing well, fantastic.” You can develop a beautiful forest that will be more beautiful than a normal forest because the trees will have their roots in graves. It will be a park, a place for pleasure, a place to live, even a place to hunt.

It took millions of years for vegetation to cover the sludge and toxic substances with a layer of humus, a layer of vegetation and a layer of oxygen, so that humans can live on earth.
And now ungrateful humans are bringing the sludge and toxic substances – which have been covered with tedious cosmic effort – back up to the surface.
In this way, through the misdeeds of the irresponsible human species, the end of the world is becoming the beginning of all time. We are committing suicide. Our cities are carcinomas.
We don’t eat what grows near us – we import food from far away, from Africa, America, China and New Zealand.
We don’t keep our shit. Our rubbish, our waste is flushed far away. We are poisoning rivers, lakes and oceans with it, or we transport it to complicated and expensive purification plants, or more rarely to centralized composting facilities. In other cases, our waste is destroyed. The shit never returns to our fields, and neither does it return to where our food comes from.
The cycle by which food becomes shit is functioning.
The cycle by which shit becomes food is broken.

Whenever we flush our toilets, with the conviction that we are performing a hygienic act, we are breaking cosmic laws, because in reality it is a godless act, a sacrilegious gesture of death.
When we go to the toilet, lock it from the inside and flush away our shit, we are trying to put an end to something. What are we ashamed of? What are we afraid of? We repress what happens to our shit, just as we repress death. The toilet hole appears to us like the gate to death; we try to get away from it as quickly as possible, forget as quickly as possible about the rottenness and decay. However, it is exactly the opposite! It is with shit that life first begins.
Friedensreich Hundertwasser was an Austrian painter and architect known for his fresh and stunning insights.
http://www.adbusters.org/magazine/94/holy-shit.html

Wednesday, March 9, 2011

Mbrojtje për kalatë shqiptare nga shpërthimi i një “vizioni të ri” për trashëgiminë kulturore

Kalaja e Lezhës [marrë nga faqja Lezha.eu]

Para disa kohësh Gazeta Shqiptare referoi disa projekte që drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës kishte prezantuar gjatë analizës vjetore të institucionit të tij në mjediset e MTKRS-së. Dy ilustrimet që Fatmira Nikolli botoi për të spjeguar përmbajtjen e ndërhyrjeve të planifikuara për Kalanë e Lezhës u bënë shtytja për këtë shkrim. Së pari, duhet të sqaroj se projekti i përmendur për Kalanë e Lezhës nuk është as i ri, e as prezantohet për herë të parë. Ai është diskutuar dhe konsideruar si i papranueshëm që në 2007 nga Këshilli Shkencor i Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve. Apollon Baçe, atëherë drejtor i IMK-së, e ka rinxjerë mesa duket edhe një herë tjetër nga sirtari të njëjtin projekt, por këtë rradhë gjithçka i ka kaluar mirë. Asnjë kundërshtim as nga Këshilli i tanishëm Shkencor i IMK-së, as nga Këshilli i tanishëm Kombëtar i Restaurimeve. Ç’të ketë ndodhur vallë me këto 2 forume që kanë mbajtur qëndrime të kundërta për të njëjtin projekt në këto 4 vjet? Ç’ka ndryshuar në parimet që udhëzojnë vendimmarrjen e këtyre forumeve për të vlerësuar projektet e ndërhyrjeve në monumente? Padyshim që është rrënuar profesionalizmi i forumeve të reja mendoj unë, së bashku me ritjen e intolerancës për pikpamjet alternative. Por, më shumë se analizën e profesionalizmit të institucioneve, ky shkrim synon të argumentojë pse projekti i miratuar për Kalanë e Lezhës përfaqëson një qëndrim të papranueshëm ndaj monumentit të kulturës.

Ilustrimet e botuara edhe më parë nga Gazeta Shqiptare tregojnë qartë se vizioni i ri që do të na shfaqet para syve në kalanë e Lezhës është jo ai që jemi mësuar të shohim deri tani. Intimiteti dhe atmosfera krejtësisht magjike e hapësirës së brendëshme të kalasë, do të zëvendësohet nga një pamje ‘shumë dinamike’ me ndërtesa një e dykatëshe ku do të ofrohen shërbime bari, restoranti, po edhe disa dhoma hoteli. Ndërtimet do të shfrytëzojnë rrënojat ekzistuese dhe do ti plotësojnë ato për të ngritur muret mbajtës të ‘vizionit të ri’ me kafe, qofte e motel brenda. Me pak fjalë, edhe një nga vendet e pakta që na ka mbetur ku qetësia, natyraliteti dhe kontakti me autenticitetin e të kaluarës ende mbretëron, rrezikon ta humbë këtë magji dhe të shndërohet në një restorant më shumë. Nëse ka një vlerë që objektet dhe sitet e trashëgimisë kulturore mbartin dhe transmetojnë në qeniet dhe mendësitë tona dhe të shoqërisë bashkëkohore, është pikërisht ndjesia e pastërtisë, qetësisë, reflektimit, thjeshtësisë, origjinales, harmonisë së objekteve të njeriut me mjedisin natyror. Për cilën arsye madhore do të na duhet të heqim dorë prej këtyre vlerave që kalaja e Lezhës i mbart në mënyrën më dinjitoze ashtu siç ruhet sot? Përgjigjen na e jep drejtori i aktual i IMK-së: “sepse duhet tu ofrojmë një kafe vizitorëve kur arrijnë atje lart”!!! Po a nuk po investon Bashkia e Lezhës, me mbështetjen e qeverisë për të përmirësuar rrugën që të çon nga qendra e qytetit në Qafën e Kalasë vetëm për pak minuta me automjet? A nuk mund të ofrohet  një kafe apo pije freskuese në mënyrë shumë modeste dhe në respekt me mjedisin diku jashtë mureve të kështjellës? A nuk e ka kuptuar ende drejtori i IMK-së dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve se magjia dhe shpirti i hapësirës brenda mureve të kalasë është pasuria më e madhe që duhet të administrojmë atje? Një mejhane më shumë në morinë e investimeve, disa herë mjaft serioze, në zonën e Lezhës dhe Shëngjinit nuk do të sillte asgje më shumë për rajonin, përkundrazi.

Po arsyet pse projekti i propozuar është i papranueshëm janë të shumta. Ruajtja e xhevahireve të pasurisë kulturore që kemi trashëguar (si Kalaja e Lezhës) duhet të bëhet jo thjesht mbi bazë opinionesh apo interesash individuale, por mbi bazën e disa parimeve të restaurimit që janë transferuar nga eksperienca botërore dhe shqiptare dhe janë mishëruar në legjislacionin tonë për Trashëgiminë Kulturore. Dhe ligji ynë për Trashëgiminë Kulturore i referohet Kartës Shqiptare për Restaurimin si dokumenti bazë që përcakton këto parime. Drejtori i IMK-së, anëtarët e Këshillit Shkencor dhe ata të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve e kanë për detyrë të kujdesen që çdo vendim që marin të jetë në përputhje me parimet e cituara aty. Këta individë dhe forume, si përfaqësuesit më të lartë profesionalë të shoqërisë shqiptare në problemet e trashëgimisë kulturore, kanë për detyrim edhe përditësimin e tyre më debatin bashkëkohor dhe zhvillimet e kohës në fushë të restaurimit dhe administrimit të trashëgimisë. Sa përputhet ky projekti i Kalasë së Lezhës me këto parime? Nuk puth gjëkundi! Përkundrazi, është në kundërshtim flagrant me to, sikurse edhe me interesin afatgjatë të shoqërisë shqiptare për ruajtjen e trashëgimisë së saj. Karta Shqiptare e Restaurimit thekson se nuk lejohen “plotësimet në stil, ose ndërhyrjet e ngjashme me këtë edhe kur ato, në dukje, mund të udhëzojnë apo ndihmojnë të kuptojmë se si ka qenë dhe duhet shfaqur pamja e veprës/monumentit pas përfundimit të ndërhyrjes.” Më tej Karta Shqiptare e Restaurimit thekson se nuk lejohen “ndërhyrje në ambientin shoqërues apo plotësues në të cilin është vendosur dhe ka ardhur vepra deri në ditët e sotme, si p.sh. të kompleksit monumental ose ambiental, kompleksit të mobilimit, kopshtit, parkut, etj.” Çfarë propozon projekti i IMK-së për Kalanë e Lezhës? Pikërisht atë që nuk lejon Karta e Restaurimit: plotësimin e monumentit kur nevoja e tij për ti rezistuar kohës nuk e kërkon një gjë të tillë. Po ç’rëndësi ka kjo për Baçen e kompani? Monumenti nuk duhet të plotësohet për të ndihmuar vizitorin ta perceptojë atë më mirë, por mund të plotësohet për tu kthyer në mejhane!

Sidoqoftë rënojat e Kalasë së Lezhës, për tu plotësuar dhe për tu vendosur mbi supe peshën e mejhanes së re, duhen përforcuar me elementë bashkëkohorë, ndërkohë që konservimi i tyre në gjendjen aktuale kërkon në rastin më ekstrem ndërhyrje fare minimale. Projekti i prezantuar nga IMK prek në këtë mënyrë thelbin e atyre rënojave si dëshmi historike të një kohe të largët, të teknikave, materialeve dhe njohurive të asaj kohe dhe i përzien ato me shijet e mejhanendërtuesve të ditëve tona. Ruajtja e autenticitetit dhe integritetit të monumentit është detyrim profesional, atdhedashës, kulturdashës, por edhe ligjor i IMK-së dhe Këshillit Kombëtar të Restaurimeve.

Vendime për ndërhyrje të tilla më efekt të thellë transformues për monumentet e kulturës nuk mund të meren në mënyrë kaq sipërfaqësore. Çdo të bëhet ditën e nesërme të realizimit të projektit të propozuar? Turma turistësh do të dynden të shijojnë erën e dhjamit të djegur të mejhanes? Apo të frymëzohen për traditën historike shqiptare në shoqërinë e pompës hidraulike, magnetofonit të çjerrë, qyfyreve të mejhanes dhe shkarkimit të mbetjeve njerëzore nga kati i dytë i motelit drejt qytetit të poshtëm? E keqja e madhe është se ‘proçka’ që Baçe e të tjerë na lënë pas, do të na duhet ta durojmë edhe pas shumë kohësh, kur shqiptarët e qytetëruar ta prekin përditë kotësinë e saj. Ajo është e pa rikthyeshme, ose nuk mund të zhbëhet pa dëme serioze për rënojat arkeologjike që sot i kemi monument kulture nën mbrojtjen ligjore të shtetit. Parikthyeshmëria e ndërhyrjes në monument është një tjetër shkelje flagrante e parimeve të restaurimit. Absurde pafund! Dhe dikush duhet të na spjegojë pse e gjithë kjo?

Jo shumë kohë më parë qendra arkeologjike e Lezhës dhe kalaja e saj u shpallën Park Arkeologjik nga Qeveria shqiptare dhe ky është hapi i parë i rëndësishëm drejt një administrimi korrekt e të përditshëm të saj. Ajo që MTKRS dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve duhet të kërkojnë nga administratorët e parkut është një plan menaxhimi bashkëkohor, që të përpunojë një vizion koherent dhe aftatgjatë për zhvillimin e tij. Në vend që kalaja të investojë për të pritur frekuentues mejhanesh, duhet të përgatitet të presë grupe nxënësish dhe vizitorësh që presin të magjepsen nga një eksperiencë unike në kala; që pretendojnë të edukohen me të kaluarën shqiptare dhe të zbulojnë vlerat e qytetarisë, qetësisë, reflektimit dhe respektit për mjedisin natyror e kulturor. Kjo është e lidhur ngushtë edhe me të ardhmen ekonomike të parkut arkeologjik dhe komuniteteve përreth tij.

Duke vrojtuar me kujdes mbroçkullat e deritanishme (qëndrimi ndaj ndërhyrjeve në Kalanë e Tiranës, zonën rreth saj dhe sheshin qendror në Durrës, idetë mahnitëse për mbulimin me xham të strukturave dhe mozaikut në Elbasan, heqjen nga lista e monumenteve të ish-Shtëpisë së Pionierëve në Shkodër dhe piramidës, idetë konfuze dhe tërësisht jashtë kohe për ‘reformimin’ e sistemit të trashëgimisë, etj.) nuk kam ndonjë shpresë në koherencën profesionale apo gjykimin racional të drejtuesit të IMK-së dhe anëtarëve të tjerë të sërës së tij në Këshillin Shkencor dhe Këshillin Kombëtar të Restaurimeve. Por dua të pretendoj që monumentet të ruhen nga absurditeti individual nëpërmjet forcës së ligjit. Apelimi si i paligjshëm i vendimit për ndërhyrjen në Kalanë e Lezhës mbetet hapësira e vetme qytetare për mbrojtjen e saj nga ata që i kemi vënë të na mbrojnë monumentet!

Fati i keq deshi që muajin e kaluar të prekej edhe një tjetër kështjellë e rëndësishme për historinë e shqiptarëve në rajon. E kam fjalën për kalanë e Shkupit që u bë arenë e një absurdi tjetër me shije tepër të rëndë e të përzierë politike, nacionaliste, kompleksi inferioriteti dhe përdhosje profesionale. Në mes të natës filloi të mbijë në Kalanë e Shkupit një kishë ortodokse. Por shqiptarët reaguan në bllok ndaj përpjekjeve patetike të qeverisë ‘për ndërtimin e kësaj trashëgimie të re kulturore’. Ky koncept për trashëgiminë kulturore lë pa fjalë cilindo që i njeh sadopak këto çështje. Sidoqoftë, është e qartë për të gjithë se pas përpjekjeve të qeverisë maqedonase për të “prodhuar trashëgimi kulturore” qëndron axhenda e saj nacionaliste. Shndërimi i trashëgimisë në një burim kontestimi dhe konflikti është një nga ‘peshqeshet’ e qeverisë maqedonase për të gjithë popujt e rajonit. Kjo është intelektualisht e korruptuar dhe moralisht e patolerueshme. Përveç shumë argumenteve të tjera, shqiptarët e Shkupit kanë edhe një arsye të fortë profesionale me vete. Ata nuk mund të lejojnë trajtimin e pasurisë kulturore (që nuk është vetëm e tyrja, por e të gjithë njerëzimit) me injorancë dhe pa respektin minimal për vlerat e shoqërisë bashkëkohore! Një ndërtim i ri i çfarëdo karakteri, që nuk ka të bëjë me ruajtjen e monumentit, në një qendër historike e kulturore si kështjella e Shkupit është në kundërshtim flagrant me çdo parim restaurimi dhe administrimi të pasurisë kulturore. Eshtë në kundërshtim me çdo konventë a dokument të pranuar ndërkombëtarisht për trashëgiminë dhe diversitetin kulturor. Shpresoj që shqiptarët e Shkupit tia dalin ta ndalojnë projektin e marrë të ndërtimit të kishës së re në mes të Kalasë së tyre. Shpresoj gjithashtu që shqiptarët e Shkupit të frymëzojnë edhe shqiptarët e tjerë për më shumë vëmendje, më shumë respekt dhe më shumë interes për pasurinë e trashëguar nga të parët e tyre.

Megjithë veçoritë evidente të dy rasteve të përmendura këtu, ka diçka të përbashkët në këto histori. Të dyja të kujtojnë praktika që vijnë drejtpërdrejtë nga shekulli i 19të kur disiplina e restaurimit dhe qendrimit ndaj monumenteve të kulturës ishte jo vetëm e padisiplinuar, por edhe shpesh e prirur nga ndërhyrjet tërësisht transformuese të dëshmisë historike që monumentet mbartin. Monumentet tona nuk e meritojnë këtë lloj qëndrimi në shekullin e 21të. Shoqëria shqiptare jam i bindur se ka shumë më tepër potencial se kaq. Kalaja e Lezhës duhet të mbetet e respektuar në magjinë e saj. Kalaja e Shkupit është transformuar boll, nuk ka nevojë për ‘monumente të rinj’!

Nga Lorenc Bejko
Prof. As. Dr.
Profesor i Arkeologjisë dhe Administrimit të Trashëgimisë Kulturore
Universiteti i Tiranës

Thursday, March 3, 2011

Roberto Saviano: Shqiptarë, kujdes, kujdes, kujdes me plehrat!


INTERVISTË - Rrëfimi i autorit të 'Gomorras': Mafia dhe politika në Itali e Shqipëri: Raporti Berisha-Berluskoni dhe dokumentet e ish-Sigurimit shqiptar. Lidhjet shqiptare me Kamorrën nisën që pas prishjes me Kinën. Kamorra bleu armë, Shqipëria lejoi korridore të kontrabandës së cigareve. Saviano, në një rrëfim për gazetaren Rudina Xhunga: Sot ish-komunistët e shndërruar në demokratë japin licensat për investime... "Nëse lejoni ardhjen e plehrave, çdo minierё do t'ju shndёrrohet nё njё vendshkarkimi mbeturinash toksike, çdo fabrikё e braktisur do t'ju shndёrrohet nё njё magazinё plehrash.."



Kujdes, Kujdes, Kujdes! Së paku tri herë e përmend Saviano në këtë intervistë me Rudina Xhungën, apelin për shqiptarët. Ky paralajmërim lidhet me hapjen e "rrugës shqiptare" të plehrave. "Çdo minierё do t'ju shndёrrohet nё njё vendshkarkimi mbeturinash, çdo fabrikё e braktisur do t'ju shndёrrohet nё njё magazinё plehrash" - paralajmëron ai që mbahet si një nga njohësit më të mirë të aktivitetit të mafias italiane dhe rajonale.
Per Roberto Savianon, Roberto Benigni kendon ne skenen e shfaqjes milionashikuese :"Eja me mua". Dhe falenderon fatin qe eshte bashkekohes i ketij djali me fuqi epike.... "Ky djale ёshtё si njё poezi! Eshtё njё pasuri e kombit! Kur shkruhet mbi tё keqen, dhe i shkohet deri nё fund, ёshtё si prej fёmijёsh, pёrrallat, janё gjёja mё e rёndёsishme e jetёs sonё. Edhe kur rritemi, shkruajmё pёrralla. Asgjё nuk ёshtё mё shkencore sesa fantazia. Nёse mbyllim dyert e ёndrrave, kemi vdekur ndёrkaq! Nuk ёshtё se pёrrallat u thonё fёmijёve qё ekzistojnё dragonjtё! Jo, fёmijёt e dinё vetё qё ekzistojnё dragonjtё! Pёrrallat u thonё fёmijёve se dragonjtё mund tё mposhten. Ajo ёshtё gjёja e mrekullueshme! Kjo eshte ajo çfare ben Saviano. Ne e dimё qё ekziston Kamorra, qё ekziston e keqja, por kёto libra na tregojne sesi kamorra mposhtet. Kjo ёshtё diçka e jashtёzakonshme."
Saviano eshte sot personazhi me popullor ne Itali. Eshte krijuar nga nevoja e italianeve per te besuar. E gjitha nisi 4 vjet me pare me librin Gomorra. Miliona kopje te shitura, perkthyer ne dhjetera gjuhe. Nje fenomen nderkombetar. Ne Shqiperi libri erdhi ne 2008. Sot, Saviano pyetjes se botueses Arlinda Dudaj, per bashkepunimin e ardhshem, ne shqip, i pergjigjet: "Jam duke punuar per nje liber te dyte, i cili do te kete shume Shqiperi brenda, pasi gjate kesaj kohe jam perpjekur te merrem me mafian shqiptare, te mbledh dokumente per te. Mes shume veshtiresish, pasi ne Shqiperi eshte e rrezikshme te flasesh per mafian shqiptare, eshte e veshtire dhe te shkakton dhimbje, pasi ndihesh keq te flasesh vetem per te keqijat e nje vendi kaq te bukur. Por une besoj se te tregosh te vertetat e nje toke, do te thote ta duash ate toke. Pra, te flasesh per mafian shqiptare do te thote ta duash Shqiperine dhe shqiptaret. Shqiperia eshte nje nga ato vende, ku libri "Gomorra" eshte shitur shume . Jam i bindur qe pasioni i lexuesit shqiptar, per shkrimet e mia vjen pikerisht nga kjo, nga fakti qe nuk e ndjejne historine e librit, si histori te larget nga realiteti i tyre, por si nje rrefim per ta, si nje rrefim qe e ndihmon qytetarin shqiptar per te kuptuar me mire kohen, vendin dhe te tashmen e vet". 



Ritakohemi dy vjet, pas intervistes se pare. Çfare reagime keni patur nga shqiptaret? Keni nje tjeter lidhje me shqiptaret tani...

Po, po, njё lidhje shumё te ngushtё. Madje me pelqen tё shoh qe shqiptarёt, duke parё televizionin italian, komentojne sa herё qё pёrmend Shqipёrinё, nё njё revistё televizive apo nё njё emision. Eshtё interesante, sepse unё jam i bindur se tё kuptosh mafien italiane do tё thotё tё kuptosh mafien shqiptare. Dhe ky kontinuitet kulturor midis Italisё dhe Shqipёrisё mund tё krijojё njё rezistencё kulturore. Ashtu siç ekziston njё kulturё antimafie italiane ekziston edhe njё kulturё antimafie shqiptare.
Tё rrёfesh mbi mafien do tё thotё tё mos i nёnshtrohesh mafies. T'i bёsh ballё mafies do tё thotё tё tregosh se je njё vend i shёndetshёm. Ndёrsa kur, pёrkundrazi, ndodh tё jesh mosbesues kundrejt argumentit tё mafies, ke frikё se kjo mund tё te ndotё imazhin, kjo eshte si te heshtesh para njё krimi dhe nuk eshte aspak rezistencё ndaj mafies. 

Ndërkaq çfarë po ndodh me Berluskonin..
Gjykatёsit e Milanos po hetojnё mbi njё ngjarje qё ka tё bёjё me Berluskonin, domethёnё shpёrdorim detyre dhe shtytje pёr prostitucion tё tё miturve. 
Pas ngjarjes sё Berluskonit ёshtё njё histori qё nuk ka tё bёjё me punёt private tё Berluskonit. Sipas meje, kjo duhet thёnё qartё. Askush nuk e vё nё dyshim qё nё njё demokraci secili ka shijet qё dёshiron, dёfren ashtu si dёshiron, bёn dashuri sa tё dojё, me kё tё dojё. Por historia e Berluskonit ka te beje me historine e pёrzgjedhjes sё klasёs udhёheqёse. Kush kalon nёpёrmjet pёrzgjedhjes seksuale tё Berluskonit, bёhet deputet, ministёr, pra ka njё rol. Nё tё njёjtёn mёnyrё, kush kalon nёpёrmjet pёrzgjedhjes seksuale tё Berluskonit, ka njё rol nё botёn artistike, televizive, dhe e gjithё kjo ushqen shantazhe qё e kushtёzojnё politikёn italiane, sepse Berluskoni ёshtё nёn shantazh nёse shohim kёto hetime. Eshte dhe dicka tjetёr. Kёto femra janё tё paguara. Kёshtu qё, nё njё farё mёnyre pёrjetojnё edhe njё farё nxjerrjeje tё njё deponimi me dhunё, qё nuk ka tё bёjё mё me kёnaqёsinё e tё dёfryerit apo tё tё ndenjurit bashkё, siç kёrkon tё na e hedhё Berluskoni. Sot Italia ndodhet nё njё kaos tё stёrmadh pёr shkak tё kёsaj ngjarjeje, sepse Berluskoni kёrkon tё na bёjё tё mendojmё se kushdo qё vendos tё bёjё dashuri, tё ketё njё te dashur, njё tё fejuar apo çfarёdo, mund tё hetohet. S'ka tё bёjё asfare me gjithё kёtё. Eshtё njё sistem pёrzgjedhjeje dhe shantazhi, qё del nga ai hetim dhe nuk ёshtё njё rastёsi qё me kёtё hetim nuk po merren gjykatёs tё zakonshёm, por gjykatёs tё antimafies. Ilda Boccassini, shefja e antimafies nё Milano, nё veri tё Italisё, po heton mbi njё krim nё sistem, jo mbi krim seksual apo, si tё thuash, qё s'ka lidhje me njё sistem pushteti.


Diplomën tuaj Honoris Causa ia keni kushtuar Ilda Boccassini-t...
Po, ia kam kushtuar diplomёn time tё tretё nё drejtёsi Ilda Boccassini-t dhe dy gjykatёsve tё tjerё tё grupit tё Milanos pёr tё treguar se nuk mund tё mendohet nё njё demokraci qe kryeministri tё flasё pёr ndёshkim tё gjykatёsve. Kjo ёshtё njё gjuhё prej totalitarizmi, prej totalitarizmi tё kuq, ndёr tё tjera, nёse mё duhet tё gjej vёrtet njё kontinuitet, mё shumё sesa totalitarizёm fashist apo nazist. Kёshtu qё e bёra kёtё kushtim pёr tё lёshuar njё mesazh: Kujdes! Kur flitet pёr Drejtësinë, nuk mund tё mendohet qё nё njё vend demokratik njё kryeministёr tё thotё se njerëzit e Drejtësisë duhen ndёshkuar. Eshtё njё fjalё e rrezikshme.



Disa prej gazetave me te rendesishme ne Shqiperi kane pyetje per ju... Gazeta 'Shekulli' pyet për plehrat dhe vendimin e qeverisë për to në Shqiperi, miratuar disa javë më parë..

Po, jam nё dijeni tё kёsaj dhe ёshtё njё problem. Nuk e di sesa ndikim ka nё kёtё kriminaliteti i organizuar dhe se sa dinakёria politike. Atje ku ka shumё terrene të lira, ka shumё biznes pёr mbeturinat. Dhe kёshtu qё kёshilla qё do t'i jepja publikut shqiptar, ёshtё: Kujdes! Çdo minierё do t'ju shndёrrohet nё njё vendshkarkimi mbeturinash, çdo fabrikё e braktisur do t'ju shndёrrohet nё njё magazinё plehrash. 
Italia po sheh, (dhe jo vetёm "Italia mafioze"), po sheh nё territorin shqiptar njё mundësi pёr mbeturinat. Sa mё shumё dёshirё do ketë pёr tё bёrё këtë nga ana e shqiptarёve, aq mё eksponencial ёshtё rreziku gjeografik, biologjik, natyror pёr Shqipёrinё. 
Kёshtu qё ky operacion, nёse nuk kontrollohet, pas pesё vjetёsh ne do tё takohemi pёrsёri dhe do tё themi se si vallё periferitё e qyteteve shqiptare, fshatrat shqiptare janё plot me mbeturina toksike, mbeturina italiane, mbeturina ballkanike. Pra, bёni shumё kujdes! Bёni kujdes me kёtё qё po ndodh!



Të bëjmë kujdes nga Italia?

Po sigurisht! Çёshtja e mbeturinave nё Itali ёshtё natyrisht para syve tё tё gjithёve pёr shkak tё skandalit napoletan, qё tregon paaftёsinё e njё vendi pёr tё arritur tё organizojё njё cikёl tё mbeturinave. Ai kaos sjell tonelata parash. Skandali i mbeturinave nё Napoli ka prodhuar aq para' pёr Kampanian sa janё tё barabarta me dy buxhete vjetore tё shtetit... 
Prandaj them, kujdes! Ky ёshtё hapi i parё pёr të bёrё qё tё ndodhё nё Shqipёri jo thjesht atë qё po ndodh nё Napoli, por pёr ta mbushur pjesёn qё nuk shihet, fshatrat, guroret, minierat e braktisura, pёr t'i mbushur tё gjitha kёto me plehra dhe pёr t'i sjellё fitime atij qё ndёrmjetёson nё kёto transporte.



Po vazhdoni të hetoni për mafien shqiptare?

Mafia shqiptare nuk ka mё asgjё tё largёt. Mafia shqiptare flet italisht, ndjek logjikat italiane, ёshtё tёrёsisht e brendshme nё organizatёn italiane... 
Kur Prokuroria e Kozencёs tregon se Ndrangheta dhe mafia shqiptare janё strukturuar tashmё nё njё organizatё tё vetme, ky lajm qe duhet tё hapё gazetat tuaja, revistat televizive. Por s'ekziston. Vetem shkruhet sikur lajmi ka tё bёjё me pesё gangstere tё izoluar. Jo, jo, jo, nuk mund tё mendohet keshtu...


Mafia dhe politika shqiptare. ....
Mё kujtohet Lelo Amato. Lelo Amatoja ishte njё drejtues i kartelit tё Sekondiljanos, nё Napoli. Dy herё ka qenё i pёrzier me shqiptarёt. Ai konsiderohet njё perandor i vogёl, nё Spanjё dhe nё Shqipёri. Sot ёshtё nё burg nё Itali. Ai u pёrzie dy herё me shqiptarёt. Herёn e parё trafikonte hashash madje me djalin e njё ambasadori, unё e pёrmend te "Gomorra", me djalin e njё ambasadori shqiptar nё Itali. Ky djalё e ndihmonte tё trafikonte, - po flasim pёr fundin e viteve '90, - tё trafikonte hashash midis Italisё dhe Shqipёrisё. Dhe ai nё Shqipёri shkonte vazhdimisht, duke blerё toka, duke blerё magazina, duke administruar kamionё. Politika shqiptare ka kontakte nuk mund tё mos flasё me mafien. Nuk mund tё mendohet! Nuk mund tё mendohet! 
Pushtetin shqiptar unё e studioj qё kёtej. Pushteti i mafieve shqiptare ёshtё eksponencial. Nuk ёshtё se nga intervista e fundit, kam parё ndonjё ndryshim tek kjo. Kam parё prokurorё guximtarё tё izoluar, gazetarё tё guximshёm tё izoluar, por një det me korrupsion...


Pra, ju po e ndiqni atë që po ndodh në Shqipëri.. Kriza, protestat, të vrarët?
Po. Kam parë shumё dhe kam krijuar shumё pёrshtypje. Mendoj se ёshtё njё moment i vёshtirё qё do tё çojё nё njё ripёrtёritje. Dhe jam i bindur demokracia shqiptare nuk do tё mundё dot kurrё tё mbёrrijё nё pjekuri, nёse nuk pёrballon dhe nuk ndalon problemin mafioz. E dini? Me siguri duhet tё ketё ndonjё kёrkues qё po i studion dokumentet e Sigurimit, por i ftoj vёzhguesit shqiptarё t'i studiojnё ato dokumente. Vёrtetojnё zyrtarisht marrёdhёniet midis Kamorrёs dhe shtetit shqiptar, para rёnies sё regjimit komunist. Pёrkon, tё paktёn nga kёto dokumente, me fundin e marrёdhёnieve midis Kinёs dhe Shqipёrisё. Shqipёria pёrjetoi njё krizё shumё tё ndёrlikuar dhe udhёheqёs tё shtetit shqiptar tё regjimit komunist takuan drejtues tё Kamorrёs napoletane, nё veçanti Paskuale Galason dhe Mikele Xaxan, tё cilёt e pranuan kёrkesёn e Shqipёrisё pёr tё shitur armё, armë qё Kamorra ua shiti palestinezёve, irlandezёve, e tё gjitha karteleve kriminale qё donin. Armё shqiptare tё shitura nga Kamorra. Nё kёmbim Shqipёria i ofroi mbёshtetje nё rrugёt ujore pёr kontrabandёn e cigareve, mikpritje tё tё fshehurve, pra anёtarёve tё Kamorrёs. 
Meqё po flasim pёr regjimin komunist nuk mund t'u ofronte tregun e lirё, sepse nuk ekzistonte tregu. Por kur regjimi ra, ata i kishin ndёrkaq tё gjitha pikat e referimit atje, sepse ata gjeneralё, ata ambasadorё, ata funksionarё komunistё pastaj u bёnё demokratё, dhe ata japin sot lejet pёr tё hapur fabrikat, mundёsinё pёr tё investuar nё banka etj. 
Unё kam frikё se ka shumё shqiptarё qё e shikojnё vendin e tyre nё mёnyrё dritëshkurtёr. 



Në Shqipëri diplomatë të huaj, madje edhe italianë, flasin për stabilitet...

Diplomatet natyrisht flasin per stabilitet, sepse kane nevojё pёr njё aleancё me qeverinё shqiptare. Politika e jashtme italiane e viteve tё fundit ёshtё katastrofike: marrёdhёnie me Libinё, marrёdhёnie me Bjellorusinё, marrёdhёnie me Putinin, domethёnё gjithçka qё ёshtё larg demokracive, i pёlqen Berluskonit. Mund tё duket si njё batutё, por atij i leverdis, sepse ёshtё unaza e dobёt e Europёs. Gjermania vёshtirё se do ta priste Gedafin me nderimet me tё cilat pritet nё Itali. Berluskoni e di kёtё, dhe kёshtu qё i shfrytёzon marrёdhёniet e kёqija tё kёtyre shteteve me shtetet e tjera europiane pёr tё pasur marrёdhёnie tё privilegjuara ai vetё. Shqipёria bёn pjesё nё kёtё dinamikё. Por mendoj se i kanё orёt tё numёruara, qё tё dyja qeveritё.
Njerёzit nuk e pranojnё mё, po e kuptojnё gjithnjё mё shumё se çfarё ёshtё bёrё. Qeverive ju mbeten besnikёt. Besnikёt janё tё pamposhtur. Çfarёdolloj gjёje tё bёjё shefi, ata do ta ndjekin pas deri nё fund. Por ata nuk ngrenё peshё. Nё Shqipёri ka njё ajёr tё ri.


Njerezit në Shqipëri shpesh besojnë se gjithë politika është pis, të gjithë janë njësoj...
E kuptoj. Eshtё e natyrshme ta mendosh kёtё. E kam menduar edhe unё nё shumё faza tё jetёs sime. Por te mendosh keshtu , ёshtё njё mёnyrё pёr t'i dhёnё hapёsirё, politikёs mё tё keqe. Tё thuash se gjithçka ёshtё njёsoj, tё mos kuptosh ndryshimet, ёshtё njё gjest antidemokratik. Ka shume politikanё tё paaftё, por jo te gjithe. Tё arrish tё thuash se gjithçka ёshtё njё neveri, ёshtё njё mёnyrё pёr tё legjitimuar cilindo. Sepse nё atё pikё justifikon mё dinakun, mё tё pamёshirshmin, atё qё ka mё pak rregulla, atё qё ka mё pak skrupuj. 
Duke parё revoltёn nё shesh, nё kёto ditё nё Shqipёri, mua m'u duk se ndieva njё zemёr tё gjallё, tё ngjashme me atё qё ndodhi kur ra regjimi komunist. Domethёnё, njё atmosferё tё ngjashme. Me duket se tani duhet kaluar, duhet arkivuar ajo qё ishte periudha e tranzicionit nga komunizmi nё demokraci, dhe duhet mbёrritur mё nё fund nё demokraci. Boll me tranzicionin!



Do doja në fund te bisedës, t'i drejtoheni te rinjve shqiptarë..
Demokracia e re ёshtё njё privilegj sepse mund ta ridizenjosh njё vend dhe te rinjte shqiptare e kane kete fat. Nёse lind njё ёndёrr e madhe për rilindjen nё Shqipёri, bota nuk mund ta shpёrfillё dot atë...



*Marrë me shkurtime nga Emisioni Shqip i Rudina Xhungës

Pas botimit të "Gomorra, udhëtim në perandorinë ekonomike dhe në ëndrrën ekonomike të Kamorrës", Roberto Saviano, është kërcënuar me vdekje nga mafia. Në mbrojtje të Savianos, e në solidaritet kundër Kamorrës, intelektualë të njohur nga mbarë bota nisën një apel. Iniciatorët e apelit ishin gjashtë mbajtës të çmimit Nobel; Dario Fo, Mikail Gorbaçov, Gynter Gras, Rita Levi-Montalçini dhe Desmond Tutu. Apeli vinte theks në faktin se problemi i kriminalitetit të organizuar nuk është një problem që i përket vetëm policisë apo shtetit, por gjithë qytetarëve, pra është një problem i demokracisë. Saviano, u vu nën mbrojtje nga shteti dhe vijon të jetojë me këtë status.



marrë nga   http://www.shekulli.com.al/2011/03/01/saviano-shqiptare-kujdes-kujdes-kujdes-me-plehrat.html

Thursday, February 17, 2011

Metamorfoza turistike, drejt pelivanëve pa pagesë

Në një vend ku, Bashkia robotike, e kryesuar nga Edi Rama që mban dhe kungullin e kryetarit të Partisë Socialiste në krahun e tij të dytë, është e angazhuar me sa duket të hedhë valle nëpër rrugët e pakalueshme të kryeqytetit e kapur dorë për dore me kryeministrinë-terminatore, e cila udhëhiqet nga Sali Berisha i cili nga ana e tij nuk mendon për gjë tjetër vaçse të restaurojë plotësisht rendin e vjetër të aristokracisë fisnore (organizimi shoqëror i rreth 2500 viteve më parë), të dalësh nga pallatet-konserva, e të përballesh me merimangat qiell-prishëse çdo ditë, për nga performanca ia kalon edhe filmave 3-D të hollywoodit.

Mirëpo kjo është një shfaqe e dhunshme, që brenda një filmi mund të zgjasë pak minuta. Provojeni ti vini syzet 3-D për vite e vite rradhazi ndonjë aktori hollywoody, e me siguri do të vërejme se si ai do të fillojë të hajë fara.

Sigurisht që vendi i atraksionit turistik të vitit, rrezikon të shndërrohet në një arenë cirku, ku ne vendasit jemi pelivanët, ndërsa turistët spektatorët me pagesë. Fakti që shumica dërrmuse e tyre (pra e turistëve) kanë filluar të “sorrollaten” nëpër qytete, duke fotografuar këto pamje apokaliptike, nuk na nderon hiç. Them “sorrollaten” sepse ndrrimi i destinacionit nga vendet e përshtatshme turistike në pamjet sa të habitshme aq dhe tragjike i ngjan vërtet një matamorfoze turistike, ndërsa nga ana tjetër, ne vendasit, me tërë mend që kemi kushte të shkëlqyera për tu stërvitur si pelivanë.

Kjo estetikë e pështirë vizuale, që mbështjell qiejt tanë, do të ishte mire të kthehej shpejt në një abstraksion fatkeq, e si i tillë të futej nëntokë.

Ndërsa eci rrugëve të qytetit nën rrezet e diellit të përthyera keq nga merimangat qiell-prishëse, ëndërroj nganjëherë të isha njeriu-merimangë, ose ndonjë sms, e nëpërmjet telave t’u jepja kumtin “hyjnive”; faljani o zotër, se s’dinë ç’bëjnë. Mirëpo me sa duket vetë natyra ka preferuar t’u japë të drejtën disa”majmunëve” që tërë atë proçes të gjatë që ajo ndërmori për shndërrimin e majmunit në njeri, ata ta ç’bëjnë në çast. Atëhere nuk na ngelet gjë tjetër veçse duke u ngrohur në diell, nën survejimin e heshtur të telave, të ëndërrojmë edhe ne për ndonjë turist zemërmirë, që duke shëtitur buzagaz, të na dhurojë ndonjë banane, ose akoma dhe më mire, ndonjë qese me karamele.

Tuesday, February 15, 2011

Kacavjerrja Vazhdon...

Si gjithmonë përgjatë rrugëtimeve nëpër natyrën e bukur të vëndit tonë, edhe kësaj here hasëm miqtë tanë, duke u zvarritur e kacavjerrur nëpër kodrra, male e lumenj, kudo nëper peizazhet e destinacionit turistik 2011.

Anës një lumi apo në mal, nuk ka rëndësi,
ne jemi anembanë mëmës Shqipëri


Thursday, January 27, 2011

“Unë, Ambasadori Amerikan” & "Matrix"

Ndoshta shekujt as emrin s'ja përmendin, "Atje tej…" – thonë, por mua më caktuan këtu, në këtë vend të çuditshëm që se kuptoj. Po po, mos u habisni që smarr vesh gjë.... Që nga rendi fisnor patriarkal këta njerëz u vonuan për të dalë në skllavopronari, e pastaj prapë u vonuan për në feudalizëm. Nuk e fituan pamvarësinë veçse 100 vjet më vonë se të tjerët rreth e rrotull dhe pas vuajtjeve të tmerrshme që hoqën paskëtaj, në shekullin e kaluar, përsëri s'dinë të ngrenë një shtet demokratik.

E kush i kupton! Më në fund më dhanë të drejtën e matrix. Sot i qetë do studijoj gjithçka, ndërsa gjithçka do të ngrijë përpara meje. Para se të nisesha shefi më rrahu shpatullat e më dha një zarf duke më thënë: Kjo është e rëndësishme, mos e harro. Aty ishte shkruar: Në opinione nuk duhet të mbështetesh, por kur të ti kerkojnë ti jepua.

Dhe ja sot erdhi çasti. Më dhanë të drejtën e matrix. E gjithë Tirana e bashkë me të dhe Shqipëria kanë ngrirë e presin opinionin tim. E ç'ti them unë, kur nuk marr vesh gjë prej gjëje nga ky popull?! Nuk ka fare rëndësi – më thanë. - Ti ke të drejtën e matrix, ata të gjithë i ke të ngrirë e ti do i drejtosh i qetë. Ta themi midis nesh: (do kisha më tepër dëshirë të gjeja atë bjonden me fustan të kuq brënda matrix-it, sa këto fytyra të turbullta, djallëzore që më duhet të takoj, po ja që detyra mbi të gjitha).

E ndërsa unë, ambasadori amerikan duke udhëtuar i qetë, po mendoja të gjitha këto, nga xhamat e makinës sime, hasa në veshtrimin e një djaloshi në rrugë. Sigurisht që dhe ai kishte ngrirë si të gjithë të tjerët, por sytë e tij çuditërisht më ftonin të shikoja lart. Dhe unë e ngrita kokën... Qielli nuk ishte as i zymtë, as i kaltër, as i lartë; nuk kishte qiell fare! Në vend të tij pashë një zog të ngrirë lart me krahët hapur për fluturim, si një monument lashtësie. E kuptova në çast se përveç të tjerash kishte ngrirë edhe shpresa... Ula përsëri sytë, e i thashë shoferit: Jepi mik, drejt godinave qeveritare. Makina u vërsul përpara në rrugën e ngrirë, ndërsa mua mu duk vetja si një cowboy i vertetë.

Tuesday, January 25, 2011

Të Mallkuarit

Ndërsa ne po përpiqemi të sjellim pak shpresë e paqe për vendin e për fëmijët tanë, ashtu, me hapa të ngadaltë e me haleluja në zemër, të mallkuarit prapa xhamave të errët të makinave, me fytyrat që u kullojnë yndyrë, hapin harta e vjellin vrer në celularët e tyre, e pastaj urinojnë sipër hartave.


Kur kollona të gjata të rinjsh, heronjtë e vërtetë shqiptarë, me shpirtin e sakrificës bënë përpara nëpër dete e nëpër rrugët e europës- duke u kultivuar nëpër stacione trenash e duke ngrënë më shumë thonj se bukë-, për të sjellë pak shpresë tek vatrat e tyre, të mallkuarit zbrisnin nëpër aeroportet e europës, të majtë e të djathtë të kapur dorë për dore, bashkë me babëzinë.

Të mallkuar djalli:

Merrini edhe këto kufoma, dhe kyçini nëpër kasafortat tuaja krematoriume,sepse ju nuk ngopeni kurrë. Ju jeni humnerë babëzie. Me kokat e mbushura me baltë dhe me duart e shëmtuara, na ndotët vatrat, duke diskutuar gjithë zjarr se nga erdhën plumbat!!

Po zjarri i vërtetë, i dhimbjes së nënave e motrave që qajnë bijtë, nuk pyet hiç se nga erdhën plumbat. Zemrat e tyre e dinë që plumbat erdhën nga tryeza krokodilësh, nga njerëz që pijnë lëngje krokodilësh…

Po, po, këtu kam lindur unë, në vendin e zdërhalljes, ku të mallkuarit po çojnë pëpara traditën e paraardhësve të tyre, ku analistë e gazetarë të përqafuar me prokurorë e gjykatës, zgërdhihen duke ngrënë mish rreth e qark Tiranës, ku punonjësit e administratës publike bëhen si miza para mik-shefit që i siguroi vendin e punës, e pastaj ciklopë kur fshatari e qytetari i varfër zvarritet deri tek zyrat që ata i mendojnë të tyret.

Ngjan sikur jemi duke u kacafytur çdo çast me bisha të padukshme, sikur paqja, mirësia e dashuria na qënkërkan vetëm një përqasje virtuale.Të vjen të nxjerrësh zorrët kur flitet për ”rrugë strategjike” e galaktike, në një kohë kur nuk kalojmë dot nëpër vijat e bardha. Të vjen të nxjerrësh zorrët , kur nisesh për në fshat e gjen rrugës mbeturina të hedhura që ngjajnë si të vjella jashtëtokësorësh, ( ose të vjella parlamentarësh…)

Antimorali ka shkuar aq larg, sa mjaft të kesh një vend pune, dhe mund të marrësh pjesë qetësisht në bandën e karkalecave, që shkaktojnë vetëm dëme në arë.

Të mallkuar djalli, ju jeni shërbëtorët tanë:

Që do të thotë se duhet të na shërbeni, dhe jo të na vrisni!

paint by kakzozët ©


Wednesday, January 19, 2011

Unë Jam Qese


Ne qeset nuk po kalojmë një jetë të vështirë. Në fillim ishte krejt ndryshe… Kur na programuan na thanë se jeta jonë do të ishte e shkurtër. Pasi të na mbushnin me lloj e soj produktesh për njerëzimin, do të na groposnin diku ose do të na riciklonin. Kështu u tha në përurimin tonë të madh.

Një nga burrat që rrinë me gërshërë në xhep preu shiritin dhe mijëra shkrepëtima shpërthyen në çast, ndërsa ne na zuri gjumi… Pastaj u futa në botën e ëndërrave. Nëpër supermarkete nga më luksozet  më drejtoheshin me mijëra shikime admirimi, ndërsa unë gati sa nuk ulërija nga gëzimi. Lëre pastaj ato kujtime grash të mrekullueshme që teksa më vështronin, dalloja qartë në sytë e tyre dashurinë. Përfundova në një trastë të ngrohtë, e pastaj në një dollap me plot të tjerë si unë…

Por me sa duket jetës së ëmbël i erdhi fundi në një natë të ftohtë dimri kur më lëshuan brenda një kazani të errët. Me shpejtësi  na ngarkuan e na shpunë në një fushë të madhe grumbullimi, ku sipas fjalëve që dëgjova duhet të prisnim rradhën për udhëtimin tonë të fundit. Për fat të mirë nuk ndodhi ashtu. Një zë i thellë e kumbues urdhëroi të na ngarkonin shpejt së bashku me një sasi fuçish që prisnin në kamion dhe meqenëse ne kishim të drejtën e EWC (katalogu europian për mbeturinat), u lëshuam përpara pa frikë, në një natë të errët  ashtu siç u lëshuan grekërit e lashtë mbi Trojën pas kalit të tyre, ashtu siç i lëshoi kuajt Çiçikovi pasi kishte blerë frymët e tij të para të vdekura, ashtu si thikat që u vërsulën mbi gjoksin e Çesarit. Ne kishim mbrojtjen e pangopësisë që shtrihej anembanë vendit . Njerëzit me kapele që na ndaluan  rrugës, shtrëngonin duart me shoferin, sytë e tyre më kujtonin ato të grave nëpër supermarkete…

Brenda kamionit kishte plasur diskutimi. Jemi në një ngarkesë të mrekullueshme – u dëgjua një zë – , bashkë me fuçitë do të përfundojmë diku, në ndonjë shpellë, ashtu si dikur jetonin njerëzit e Neandertalit, a të groposura poshtë ne tokë, aty ku dikur fshatarët e thjeshtë te Campanias, Siçilias, Calabrias e Puglias kultivonin jetën, dhe nëse kemi akoma fat mund të na qëllojë edhe ndonjë qytet i lashtë antikiteti… Mos u mërzisni – ja priti një tjeter – nëse nuk gjejmë vend aty. Kam degjuar se do fillojë të hapet një rrugë e re: Albania. Ndoshta shkojmë atje. Albania? E ku na qënkërka kjo? – u degjua një i tretë. Nuk është larg. Vetëm se do na duhet të ngarkohemi nëpër anije ose trena, por vendstrehimi është i sigurtë : Albanezët janë të çmendur pas luksit.

Vajzat që dikur mbanin çelësat në qafë, tashmë paskan kërkesa të mëdha. Ndërsa meshkujt që dridhen përpara kofshëve të bukura që zgjatohen pas fundeve, janë të gatshëm për çfarëdolloj sakrifice. Mjafton një rritje rroge, një minifund, një udhëtim nëpër shitoret e europës dhe ata do vënë syzet e diellit e do shtrihen të marrin rreze sipër fuçive. Ndoshta diku, në zyrat e korporatave në Veneto a Lombardi – ku qindra e mijëra tonelata mbetjesh zhduken çdo vit në mënyrë ilegale – mund të dëgjohen të qeshura histerizmi të shoqëruara me gajasje grash, por nuk do qeshin hiç fshatarët e varfër shqiptarë, ashtu siç nuk po qeshin hiç vëllezërit e tyre nga Kampania, Siçilia etj. Instituti i higjienës në Itali shënon një rritje prej 21% e numrit të vdekjeve nga kanceri në Kampania, në qytetet ku riciklohen mbetjet toksike. Edhe frutat u sëmurën , peisazhi ndryshoi formë e ngjyrë...

E ndërsa brenda kishte plasur diskutimi, kamioni me targën e bashkimit europian – e atij bashkimi që duhet të marrë frenat e udhëheqjes në dorë – vërsulej përpara në terr. Unë megjithëse jam një qese, mendoja  se mos edhe një herë më buzëqeshte fati dhe e kapur pas ndonjë fuçie do të ndodheshim diku ... atje në Shqiperinë e largët, pranë ndonjë çadre plazhi, duke u buzëqeshur turistëve me syze dielli.

Monday, January 10, 2011

Plehrat në Rradhë…




Të dashur miq, plehrat që shikoni në këto foto nuk janë plehrat e vërteta… ju siguroj që ato ndodhen të ulura nëpër zyrat e administratave tona ndërsa ato më të rrezikshmet, radioaktivet, ndodhen brënda kazanit të madh që ne e quajmë në gjuhën e përditëshme parlamenti, por që të parët tanë i thërrisnin kuvendi.

Eshtë vështirë që plehrat të pastrojnë plehrat. Nuk ka rrugëzgjidhje tjetër, veç se t’iu bëjmë me dije se shqiptarët nuk e kanë për zakon të jetojnë nëpër mjedise të pista, dhe gjithë pisanjosët që mendojnë të kundërtën, gabohen rëndë, pasi do të habiten me reagimin spontan të shqiptarëve që nuk duan e nuk do duan kurrësesi ta pranojnë të udhehiqen nga ky kazan i madh që na ka zaptuar.

Edhe ata europianë që mendojnë se në Shqipëri mund të hedhin plehrat e tyre gabojnë rëndë, sepse kanë rënë dakord me plehrat jo me shqiptarët. Ata e dinë fort mirë se çfarë kontigjenti bijsh e bijash u kemi prezantuar, por kemi dëgjuar mbrapsht  vetëm pasthirma  negative. Shumë pak fjalë të thëna për vitalitetin shqipëtar në Europën e plakur, kontribut ky i pakundërshtueshëm dhe i sinqertë. Ku është parë e dëgjuar ndonjëherë që të merret si shembull i keq -- duke u nisur nga shembujt fatëkeqë të gazetarëve sharlatanë --  kjo gjeneratë e larmishme mbushur me energji, që diti dhe përsëri po din ti mbushë qytetet europiane me ngjyrat e mrekullueshme të një kulture të lashtë sa vetë kontinenti. E pra, njerëzit që bien erë me sa duket janë ata që mbushin letrat në menyrë të fshehtë me plehra e çfarë plehrash… Ata i gjejmë me shumicë si tek ne ashtu edhe në anën tjetër të Adriatikut. Por mos mendoni se ata  do fitojnë. Këto janë vetëm fitore të përkohëshme të së keqes. Plehrat që ndotin ambjentet tona si natyrale ashtu dhe sociale do të pastrohen një ditë… E çfarë verbërie na qënkërka kjo? A nuk mundet vallë cilido të marrë me mend se nuk ka mundësi riciklimi për plehrat në këtë vend?

Miq, historia njerëzore është e shkruar me vuajtje e mundime të mëdha ,dhe ne prandaj jemi pjesë e saj, që të dukemi, të marrim pjesë dhe të japim sadopak nga vetja jonë në këtë kacafytje të madhe. Kadareja na e tregon me mjaft mjeshtëri se ç’mendojnë  plehrat në të vertetë:
“Kështu jemi ne.
Ndaj s’keni pse të na qani e as ta keni peng. E aq më tepër, të  prisni t’u shfaqemi si hije mesjetare, sipër pirgjesh a muzeumesh, për t’u kërkuar bijve të marrin gjak për ne. Ne kemi qënë etër të pamundur, ndaj s’mund të kishim veç gra, bij dhe bija të pamundura.
Mos vrisni mëndjen të gjeni ku gabuam. Ne jemi vetë pjellë e një gabimi në rendin e madh të botës. Dhe ashtu siç u pollëm gabimisht, në varganë të nëmur, njëri pas tjetrit, kush një hap më para, kush më pas, kush prijës e kush pasardhës, u vumë në rradhë, midis shkrumbit e gjakut, për të mbërritur tek ju…”

Kështu pra, në zbrazëtirën e shpirtërave të tyre, këta plehra nuk njohin as vëlla e as motër. Do na duhet ne që ta pastrojmë vendin tonë nga plehrat, e ndoshta ti zbrazim ato në zbrazëtirën e shpirtërave që ende shtyhen në rradhë për të zotëruar pak më shumë makutëri…